
Shqiptarët janë më të pjekur sot kur vjen puna tek menaxhimi i parave, por çalojnë në njohuritë financiare.
Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë, kultura financiare në vend është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me matjen e mëparshme, veçanërisht në drejtim të matjes para se të bëjnë shpenzime dhe në pagesën e faturave në kohë.
Mbi gjysma e të anketuarve deklarojnë se përpiqen të kursejnë, por shumë pak i vënë vetes objektiva afatgjatë, kryesisht për mbulimin e shpenzimeve të shkollës, dasmës apo pushimeve.
Nga ana tjetër, njohja dhe përdorimi i produkteve bankare, alternativave të investimit apo të pensionit janë fushat ku njohuritë financiare janë më të dobëta.
Sipas rezultateve të vrojtimit, gratë, individët e moshës 35-59 vjeç, banorët e zonave urbane dhe ata me nivel të lartë të ardhurash kanë një qëndrim më të saktë në çështjet që i përkasin parasë. (A2 Televizion)