
Disa deputetë të Partisë Demokratike dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të shfuqizuar vendimin e Qeverisë në bazë të të cilit funksionon bordi i përcaktimit të çmimeve për produktet ushqimore.
Sipas deputetit Dashnor Sula, ky bord është abuziv dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.
Një kërkesë të ngjashme demokratët e kanë depozituar më herët edhe për bordin që përcakton çmimin e karburanteve. (A2 Televizion)