
Të rinjtë që do të ndjekin degët e mësuesisë nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit dhe do të mbështeten me bursë. Këtë formë ka zgjedhur Ministria e Arsimit për të shpëtuar nga mbyllja programet e mësuesisë të cilat nuk po përzgjidhen më nga të rinjtë.
Nga Universiteti i Elbasanit ministrja Evis Kushi deklaroi se kjo nismë do të miratohet së shpejti në qeveri.
Nisma e Ministrisë së Arsimit vjen pas shqetësimit të vazhdueshëm të universiteteve për uljen e numrit të studentëve dhe rrezikun e mbylljes së programeve të mësuesisë veçanërisht në rrethe. Për të hyrë në degët e mësuesisë, nota mesatarë duhet të jetë mbi 7.5. (A2 Televizion)