Programi ekonomik i PD, Tabaku: Shtylla kryesore, taksa e sheshtë, 110 mijë vendet e punës, të arritshëm

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 20:20 | Politikë
Programi ekonomik i PD, Tabaku: Shtylla kryesore, taksa e sheshtë, 110

Pas prezantimit të programit ekonomik të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, përfaqësuesja demokrate dhe hartuese e këtij programi, Jorida Tabaku, ka shpjeguar në Ditari në A2 CNN sesi do të funksionojë dhe realizohet.

Sipas saj, instrumenti thelbësor për të arritur objektivat është taksa e sheshtë, që synon të forcojë shtresën e mesme, të ulë varfërinë dhe të rrisë punësimin. Tabaku thekson se në qendër është familja, individi dhe biznesi.

“Taksa e sheshtë është një mjet i rëndësishëm dhe bazë për të arritur objektivat tona madhore për herë të parë një forcë politike vjen me vizion se  ku do ta çojë Shqipërinë duam të forcojmë shtresën e mesme të ulim varfërinë dhe të rrisim punësimin.

Vendosja e individit dhe biznesit në qendër të sistemit. Sot sistemi nuk funksionon është abuzues fiktiv stimulues për ca dhe abuzues për të tjerë. Ka biznese që marrin favore fiskale duke shkatërruar tregun. Duke vendosur në bazë familjen individn e biznesin me parimin e thjeshtësisë e përballueshmërisë në qendër të politikës sonë do të jetë taksa e sheshtë që nuk do të ndryshojë gjatë gjithë mandatit qeverisës. Sot investimet e huaja nuk vijnë për shkak të taksave apo biznese të falimentojnë dhe kjo do të bëjë të mundur që të krijojë stabilitet.”.

Për Tabakun taksa e sheshtë do të vendosë disa balance që qeveria Rama i ka prishur, si edhe do të ulë edhe informalitetin, por prej saj do të përfitojë edhe shtresa e mesme.

“500 mijë punonjës në sektorin privat preken drejtpërdrejt nga taksa e sheshtë. Është shtresa e mesme që nxit konsumin. Sot Shqipëria ka problem nxitjen e konsumit Socialistët e kanë humbur mundësinë që të flasin. Taksa e sheshte do të vendosë disa balance që qeveria Rama i ka prishur vetëm 3 % ndan gjithë pasurinë dhe përfiton nga buxheti. Taksa do të ulë informalitetin. sot ekonomia është 50% informale se Rama e ka nxitur informalitetin. Nga taksa e sheshtë përfitojnë shtresa e mesme, intelektualët, punonjësit nuk do detyrohen të gënjejnë sistemin. Sot gra ministrash dhe ish-ministrash nuk paguajnë tatimin 20% por regjistrohen si persona fizikë”.

Ajo që i ka ndodhur ekonomisë shqiptare në këto 8 vite është kriminale, shprehet Tabaku, pasi ekonomia është e centralizuar dhe nuk ka konkurrencë. Por thekson ajo Partia Demokratike në pushtet do ta rikthejë atë.

“Ajo që i ka ndodhur ekonomisë shqiptare në këto 8 vite është kriminale. Shqipëria është kthyer në ekonomi e centralizuar, nuk ka treg e konkurrencë. Këtë duam të kthejmë. Në politikat fiskale do të këtë përjashtim tatimor që është për turizmin që do ta ketë TVSH 6%. Taksa zero për biznese favorizuese pranë qeverisë nuk do ketë. Nuk do ketë asnjë përjashtim, të gjithë të barabartë para ligjit. Po ne do punojmë për shqiptarët jo për 10 bizneset”.

E pyetur se ku do të gjenden paratë për rritjen e pagave dhe pensionet, Tabaku u përgjigj se PD parashikon efekte pozitive për shkak të formalizimit të ekonomisë, si edhe kursimet nga shpenzimet publike dhe mos abuzimet me tenderimet.

“Në 2014 kur u zbatua taksa progresive 3 mld euro a  janë shtuar të ardhurat në buxhet? Jo, u ulën se u rrit informaliteti. Në një vend si Shqipëria sa më shumë rrit taksat, rrit informalitetin. Ne parashikojmë efekt pozitiv  nga formalizimi që kompenson efektin negativ nga ulja e taksave. Ne do sjellim në binarë shpenzimet publike dhe të kursejmë tenderimet. Janë 300mln euro që vidhen nga tenderimet dhe këto janë burime. Shqipëria ka vuajtur shumë. Çdo gjë që kemi propozuar ka të llogaritur koston. Sa kushton politika jonë fiskale dhe si do përkthehet në formalitet”.

Sa i takon migracionit të trurit Tabaku u shpreh se po bashkëpunojnë me Diasporën për plane konkrete.

“Migracioni i trurit është më problematik. Po bashkëpunojmë më Diasporën për plan konkret dhe forcimin e shtresës së mesme dhe dyfishimin e të ardhurave për frymë që i drejtohet të gjithë të rinjve. Shqetësim kryesor është që nuk ka vende pune dhe nuk ka mundësi”.

Ajo tha s enë ditët në vijim do të ketë edhe 9 prezantime të tjera të mëdha të Partisë Demokratike, ku prioritet do të kenë shëndetësia dhe arsimi për të hartuar politika që lidhen me nevojat e tregut.

“Në ditët në vijim do të ketë edhe 9 prezantime të tjera të mëdha, arsimi, shëndetësia, çështje  sociale, gruaja, rinia, pronat, zhvillimi urban, rindërtimi. Ka akoma kohë që ta shpalosim të plotë. Në kushtet aktuale do përçojmë çdo ide. Do të diskutojmë në detaje me grupet e interesit. Ka takuar 60 grupe interesi. Sektori ynë prioritar, arsimi e shëndetësia më të nënfinancuar. Të forcojmë arsimin profesional, të lidhen me bizneset e rritjes së potencialit dhe investimi në kurikula për t’i përshtatur me nevojat e tregut dhe të punës”.

Sa i takon premtimit për 110 mijë vende pune, Tabaku thekson se kjo shifër është e arritshme pasi është e llogaritur një më një.

“Ne nuk vijmë me premtime boshe si Rama 300 mijë vende pune. Kjo shifër është e llogaritur ekzaktësisht, nuk vjen nga dëshirë e fjalë boshe në bazë të rritjes ekonomike dhe taksave dhe kjo rritje ekonomike përkthehet në 30 mijë vende pune në vit. Shifra është e llogaritur një më një.

Nuk bëhet fjalë për formalizim, por vende reale pune. Është e arritshme. Familjet shqiptare dhe bizneset. Punësimin nuk e bën shteti, por sektori privat që duhet t’i heqim taksës, dhe korrupsioni duke ngritur një sistem që vendos në qendër individin. Kemi mundësitë të krijojmë një sistem të drejtë për të gjithë. Nuk do të ketë pasuri kombëtare të shfrytëzohet pa taksa”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos