Rama reagon për programin e PD: Si tramvaji i Tiranës

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 13:53 | Politikë
Rama reagon për programin e PD: Si tramvaji i Tiranës

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas prezantimit të programit të Partisë Demokratike, nga kryetari i saj, Lulzim Basha, me të cilin do të kërkojë votat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke ironizuar, kreu i qeverisë e krahasoi programin e PD me premtimin e Lulzim Bashës për ndërtimin e tramvajit të Tiranës, gjatë kohës kur kandidonte për kryebashkiak.

“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos