Basha premton: 3 mijë lekë në muaj për të porsalindurit në 5 vitet e para

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 12:48 | Politikë
Basha premton: 3 mijë lekë në muaj për të porsalindurit

Pjesë e programit ekonomik të Partisë Demokratike ishte edhe mbështetja për familjet. Basha u shpreh se çdo familje do të përfitojë për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës.

“Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitojë për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes sime 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë, por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguajë 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë.

Në fund të mandatit tonë të parë, do të jenë 20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë siguruar strehim përmes kësaj skeme të subvencionimit të interesave”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos