All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Projektbuxheti 2023, 1 miliard euro për investimet publike dhe 7 koncesione 

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 12:18 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Në vite elektorale, buxheti për investime publike është një nga zërat që rriten gjithmonë nga partia në pushtet. 2023-shi nuk bën përjashtim, madje shënon një rekord për shpenzimet kapitale prej 116.2 miliardë lekësh, apo 1 miliard eurosh, krahasuar me 92.4 miliardë lekë këtë vit. Këtu nuk përfshihet zëri i programit të rindërtimit, drejt përfundimit vitin e ardhshëm me 5 miliardë lekë, apo 42 milionë euro fond të planifikuar.

Krahas projekteve në vazhdim, fondi i investimeve publike këtë vit do të përfshijë nisjen e bypass-it të Tiranës, hekurudhës Shkodër-Hani i Hotit, një sërë projektesh për ujësjellës-kanalizime, rikonstruksionin e disa shkollave të mesme profesionale, rikonstruksionin e disa spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

All - Paragraf - 3

Mbështetje të veçantë vitin tjetër do të marrë pajisja me mjete dhe makineri, si helikopterë blackhawk për ushtrinë, anije patrulluese, dronë të armatosur dhe armatime.

https://a2news.com/2022/10/20/projektbuxheti-2023-institucionet-qe-do-te-marrin-me-shume-dhe-me-pak-per-vitin-e-ardhshem/

Ndërkohë një pjesë e mirë e investimeve do të vijnë me financimin e privatit, përmes 7 kontratave koncesionare PPP të planifikuara për 2023-in. Tre janë pjesë e korridorit blu: rruga Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier; dy janë për shkolla të reja në Tiranë, një është koncesioni i infrastrukturës së çelësave publikë, pra certifikatave elektronike për fiskalizimin dhe i fundit është për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos