Projektbuxheti, ekspertët: Mungon mburoja sociale, duhen ndryshime para miratimit

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 16:10 | Ekonomi
Projektbuxheti, ekspertët: Mungon mburoja sociale, duhen ndryshime para

Me pak ndryshime të imponuara dhe pa mburojë sociale që t’i përgjigjet krizave që qytetarët po kalojnë. Kështu e vlerësojnë ekspertë të ekonomisë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, duke shtuar se dokumenti tregon se qeveria dhe qytetarët duket se po jetojnë në dy realitete të ndryshme.

“Vërtetë ka nevojë për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike, sepse dolëm shumë zbuluar në dy ndërhyrjet e fundit që patëm. Por edhe kjo popullatë, e cila ka të ardhura të kufizuara dhe është në nivel të rënduar”, thotë  Teuta Nunaj, eksperte ekonomie.

Ekspertët tregojnë edhe një ndër masat kryesore që i mungon projektbuxhetit 2023. “Rritja e çmimit të miellit është pasqyruar automatikisht në rritjen e çmimit të bukës. Heqja e TVSH-së për këta prodhues të vegjël do të ishte mjaft mbështetëse”, thotë Eriola Hoxha... eksperte ekonomie.

https://a2news.com/2022/10/21/qeveria-prezanton-buxhetin-vijon-mburoja-sociale-por-peshe-ze-mbrojtja-kibernetike/

Edhe për vitin e ardhshëm shqiptarët do të paguajnë shtrenjtë për ushqimet e shërbimet. Qeveria parashikon që të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të zgjerohen në 211 miliardë lekë vitin e ardhshëm, një rritje kjo me 7.6 për qind krahasuar me 2020-shin. Burimet e rritjes së të ardhurave nga TVSh do të bazohen te rimëkëmbja ekonomike,  shtimi i importeve, shtrenjtimi çmimeve e mirë-administrimi tatimor. “Kjo do të thotë që në këtë rast, të gjithë të ardhurat që do të grumbullohen, duhet të shpërndahen te popullata, pra ndihma shtesë të shtresat në nevojë”, thotë Nunaj.

Ndërkohë, sipas projektbuxhetin e  hartuar nga Ministria e Financave qeveria parashikon indeksim të pensioneve, vijimin e pagesave të papunësisë, ndihmës ekonomike si dhe për aftësinë e kufizuar. Gjithashtu, në dokument parashikohet vijimi i dhënies së bonusit të bebes Të gjitha këto politika rutinë të çdo viti. Ekspertët kërkojnë se gjatë konsultimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, para se projektbuxheti të shkojë për miratim të Parlament të bëhen ndryshime duke pasur më shumë vëmendje në drejtim të mbrojtjes sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos