Qeveria prezanton buxhetin, vijon mburoja sociale, por peshë zë mbrojtja kibernetike

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 15:37 | Ekonomi
Qeveria prezanton buxhetin, vijon mburoja sociale, por peshë zë

Një buxhet social për krizën. Kështu e konsideron qeveria draftin e ligjit më të rëndësishëm të financave, të prezantuar sot në Kuvend.

Buxheti prej 5.8 miliardë eurosh do të mbështetet tek një rritje ekonomike prej 2.6% dhe rikthimi i inflacionit në normalitet brenda fundit të vitit. Sipas ministres Delina Ibrahimaj, mburoja sociale për shtresat në nevojë rëndon mbi arkën e shtetit, por do të jetë prioritet edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë vitit 2023 pritet një tjetër indeksim i pensioneve, rritja e ndihmës ekonomike me 10% dhe pagesa e kontributeve për nënat me 3 apo më shumë fëmijë. Ndërsa në rast të papritur, qeveria ka edhe një plan rezervë për mbështetje shtesë të shtresave në nevojë. Një vëmendje të madhe në buxhet do të kenë edhe shpenzimet për mbrojtjen kibernetike.

Vitin e ardhshëm parashikohet edhe rritja e mëtejshme e pagave për një pjesë të administratës, veçanërisht për bashkitë, që kanë edhe një fond 9% më të madh. Mosshoqërimi i buxhetit me paketën fiskale shkaktoi debate në Konferencën e Kryetarëve. Buxheti dhe paketa fiskale pritet të diskutohen gjatë në Kuvend, përgjatë muajve Tetor dhe Nëntor, përpara se të kalojnë për miratim final nga Parlamenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos