
Shumë pak projekte të propozuara nga Shqipëria dhe të miratuara me grante nga Bashkimi Europian kanë arritur të avancojnë përpara. Të dhënat e WBIF tregojnë se nga 37 projekte, 17 janë akoma në fazë përgatitore dhe vetëm 9 janë përfunduar.
Sipas ekspertit për ekonominë, Majlind Lazimi, Shqipëria është nisur në takimet e Ballkanit Perëndimor me dëshirën për të pasur sa më shumë propozime, pa analizuar mundësinë për t’i financuar më pas ato.
Mësimi që Shqipëria ka marrë nga faza e parë e investimeve është nevoja për të hartuar një listë prioritetesh që duhen financuar. Lazimi vlerëson se cilët janë sektorët që duhen parë me vëmendje.
Krahas projekteve individuale të shteteve, një rrugë më të vështirë drejt zbatimit kanë projektet e përbashkëta rajonale, që sipas Lazimit kërkojnë vullnet nga të gjitha palët e përfshira. (A2 Televizion)