Projekti me të rinjtë, larg celularëve, më pranë njëri-tjetrit dhe natyrës

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 15:59 | Aktualitet
Projekti me të rinjtë, larg celularëve, më pranë

Në një kohë kur të rinjtë janë fokusuar në rrjetet sociale dhe komunikim virtual, një projekt ambicioz synon të fuqizojë jetën sociale mes të rinjve, duke njohur, ruajtur dhe promovuar natyrën dhe monumentet natyrore të vendit.

Një mangësi kjo që buron edhe nga shkolla, por që synohet të plotësohet nga organizatorët. Të rinj nga Shkodra dhe Elbasani ndihen mjaft të kënaqur me këtë projekt dhe mundësia që po i jepet për të njohur dhe respektuar natyrën, si dhe për shoqëritë e reja që krijojnë.

Ndalesa e radhës e këtyre të rinjve ishte qarku i Elbasanit, ndërsa projekti pritet të vijojë edhe me zona të tjera të vendit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos