Sulmi kibernetik në e-Albania, MEPJ ndërpret shërbimet konsullore online

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 11:26 | Aktualitet
Sulmi kibernetik në e-Albania, MEPJ ndërpret shërbimet konsullore

Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, janë ndërprerë edhe shërbimet konsullore online deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se “sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrike për të gjitha konsullatat shqiptare në botë”.

MEPJ thekson se “është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mosaksesimit të shërbimeve publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos