40 të burgosur që po vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel, i janë drejtuar me një kërkesë publike Ministrisë së Drejtësisë.
Në kërkesën e firmosur prej tyre kërkohet amnisti për të dënuarit deri në tre vite. Madje në shkresën e tyre ata japin mendimin se për të njëjtën vepër disa kanë dalë për 24 orë e të tjerë kanë bërë vetëm 20 ditë burg.
“Ne të dënuarit e burgut të Burrelit kërkojmë një amnisti gjithëpërfshirëse 3 vjet. Janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë, ndërsa biznesmenët dhe ata që kanë para e ata që kanë mbështetjen e pushtetit dalin për 24 orë deri në 20 ditë burg. Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na kanë dënuar kanë dalë të korruptuar nga vetting-u. Shpresa jonë e fundit është vetëm tek amnistia sepse gjykatat nuk na japin të drejtat tona që na takojnë, dënim me kusht ose shërbim prove”, shkruhet në letrën e firmosur nga 40 të dënuar. (A2 Televizion)