
Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ditën e sotme në seancë dëgjimore, ka dalë prokurori i dosjes së shumë përfolur nga politika 339, Vladimir Mara, i cili është edhe kandidat për SPAK.
Relatori i çështjes evidentoi se Mara ka qenë OPGJ ( Oficer i Policisë Gjyqësore) në Korçë nga 2000-2003. Në janar 2004-2008 OPGJ te Krimet e Rënda. 2008-2016 prokuror në Durrës. Nga 2016, prokuror te Krimet e Rënda.
Ndërkohë, ILDKPI ka konstatuar se deklarimi është i saktë dhe burimet janë të ligjshme, nuk ka fshehje.
Sipas vlerësimit nga Komisioni vlera ka një kosto prej 12 mln lekë. Pasuria është krijuar nga babai i subjektit, ndërsa Mara është kontribues në një pjesë të caktuar.
Në lidhje me të ardhurat, subjekti ka paraqitur dokumentacion për pagesat dhe transfertat e kryera nga vëllezërit e tij në Angli dhe Greqi, dërguara babait të tij. Subjekti i ka dhënë babait 1 mln lekë kontribut. KPK vlerëson se ka pasur mundësi.
- automjet "Mercedes" e vitit 2001 me vlerë 600 mijë lekë. Subjekti deklaron se 477 mijë lekë i ka siguruar nga dëmshpërblimi i një kompanie 477 "I sha" për dëmtimin e një mjeti tjetër në vitin 2011 "Land Rover", që e ka pasur në përdorim. Shuma tjetër prej 200 mijë lekësh është kursim nga pagat.
Për automjetin "Land Rover" me targa angleze dhënë në përdorim nga kushëriri i tij.
Komisioni çmoi se shtetasi D.M. (ish pronari i makinës) merr statusin e personit të lidhur.
Subjekti ka paraqitur dokumentacion shpjegues.
- kredi konsumatore për blerje pajisjesh elektroshtëpiake 77 mijë lekë. Kjo dhe 3 të tjera me 200 mijë lekë në total nuk janë deklaruar në ILDKPI.
Në 2010-2015 subjekti ka pasur të ardhura për t’i shlyer.
Për figurën
DSIK vlerëson të përshtatshëm Marën për vijimin e detyrës.
Për aftësitë profesionale
KLP ka përcjellë raport pozitiv për Marën.
KPK hetoi mbi problematiken e hasur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës për ekstradimin e Nezar Seitit. (A2 Televizion)