Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e kësaj partie, Ilir Dervishi.
Tre përfaqësuesit e opozitës akuzohen për "falsifikim të vulave dhe stampave". Për ta është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.
Në thelb të hetimit është pagesa prej 650 mijë dollarësh, e paguar per lobim në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë. Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD-së janë paraqitur dy hyrë në prokurori për të dhënë shpjegime dhe i kanë mohuar akuzat.
Prokuroria pushoi akuzën për "Pastrim të produkteve të veprës penale". Tre zyrtarët e lartë të PD-së do të përgjigjen penalisht vetem për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve".
Hetimet e pagesave për lobim nisën pasi firma lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” dha informacione shtesë për Departamentin e Drejtësisë. Kompania deklaroi 3 pagesa nga Partia Demokratike, gjithsej 675 mijë dollarë. Nga këto, vetëm pagesa prej 25 mijë dollarësh pranohet të jetë paguar nga PD-ja.
Pjesa tjetër është paguar përmes kompanisë “offshore” Biniata Trade, por PD-ja ka mohuar çdo lidhje me këtë kompani. (A2 Televizion)