Rrugët dhe trotuaret e Korçës ishin “pushtuar” nga akulli mëngjesin e kësaj të mërkure.
Temperaturat e ulëta dhe lagështia kishin krijuar akull thuajse në të gjitha rrugët e qytetit. Kalimtarët dhe nxënësit kanë hasur vështirësi në orët e mëngjesit, ashtu sikurse edhe qarkullimi i makinave, ku nuk kanë munguar aksidentet, që fatmirësisht shënuan vetëm dëme të vogla materiale.
Me sa duket, kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur si qytetarët e Korçës, ashtu edhe punonjësit e bashkisë që duhej të bënin kriposjen e rrugëve.
Ndërkohë, në Spitalin e Korçës, gjatë paradites u paraqitën 5 persona me dëmtime të ndryshme, nga shembje e deri në thyerje, për shkak të rrëshqitjeve nga akulli. (A2 Televizion)