Siguronte mina me celular, ekstradohet nga Zvicra i kërkuari

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 10:11 | Kronikë
Siguronte mina me celular, ekstradohet nga Zvicra i kërkuari

Interpol Tirana njofton se në bashkëpunim me homologët zviceranë është bërë i mundur arrestimi dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i një shtetasi, i kërkuar nga drejtësia.

Është ekstraduar nga Zvicra, 43-vjeçari Glerian Hyseni, i dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale "Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një here.

Glerian Hyseni, në bashkëpunim me Sh. Gj., A. M. dhe H. H., për qëllime fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos