Aksident në Pogradec, dy të lënduarit jashtë rrezikut për jetën

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 17:46 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, pikërisht në hyrje të qytetit liqenor, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lumit të Tërhanit, dhe ka përfshirë dy automjete, një mjet tip “Renault” dhe një ”Benz”.

Sipas burimeve, dy të lënduarit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që forcat e rendit po përcaktojnë dinamikën e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos