Prokuroria e Tiranës nis hetim për “mashtrim kompjuterik” për Ozer

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 15:32 | Kronikë
Prokuroria e Tiranës nis hetim për “mashtrim kompjuterik”

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një hetim penal lidhur me biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer. 27-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet turke të drejtësisë për vjedhjen përmes mashtrimit të gati 2 miliardë dollarëve amerikanë në monedhën elektronike Bitcoin.

Nga prokuroria e Tiranës ai po hetohet për akuzën e “mashtrimit kompjuterik”. Hetimi nisi bazuar në informacionet e përcjella nga Interpol dhe faktin se 27-vjeçari dyshohet se fshihet në Shqipëri, ku mbërriti me avion nga Turqia në ditët e fundit të muajit prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos