Prokuroria kërkon 6 vite burg për Vladimir Gjutën

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 12:06 | Kronikë
Prokuroria kërkon 6 vite burg për Vladimir Gjutën

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 6 vite burg për Vladimir Gjutën. Ai akuzohet për "goditje dhe kanosjes për shkak të detyrës" në lidhje me një episod të prillit 2020 ku u konfliktua me gardianët e burgut. 

Pak javë më parë Gjuta u dënua me 5 vite burg për "armëmbajtje pa leje". Vendimi për të u dha nga Gjykata e Tiranës, që e gjeti fajtor për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Gjuta njihet edhe si i dyshuari kryesor për sulmin me lëndë shpërthyese ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai u arrestua pranë “Sheshit të dollarit” më 10 shkurt 2020, me një armë zjarri “Makarov” dhe një sasi të madhe eurosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos