Pronarët e dyqaneve dhe lokaleve rikthehen në protestë, përleshje në Romë

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 17:04 | Bota

Ashtu siç kishin paralajmëruar pronarët e lokaleve dhe dyqaneve në kryeqytetin italian janë rikthyer në protestë për të kërkuar nga autoritetet lehtësimin e masave anti-Covid për shkak të situatës së rëndë ekonomike në të cilën ndodhen.

Nën thirrjen “Io Apro”, (Unë do ta hap) qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Romës për t’u grumbulluar në sheshin “San Silvestro”.

Pikërisht në këtë shesh nisi dhe përplasja e tyre me forcat e policisë, ku u raportuan të lënduar nga të dyja palët. Protestuesit lëshuan gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj  me gaz lotsjellës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos