Propaganda ruse ironizon ndihmën e Perëndimit për Ukrainën: "Dërgoi leopardët pa dhëmbë"

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 13:48 | Bota

Ndonëse për shumë ekspertë të sigurisë perëndimore, dërgimin i tankeve gjermane “Leopard 2” në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim të madh të situatës në frontin e luftës, propaganda ruse ka nisur përpjekjet për të minimizuar rëndësinë e tyre.

Në një emision të dedikuar pikërisht këtij zhvillimi të ri, televizioni rus, Rossiya-24 TV ironizoi një pjesë të vendeve të NATO për vendimin e tyre për të dërguar tanket gjermane në Ukrainë.

Sipas prezantuesit, këto tanke, të cilat ai i cilësoi si “leopardë pa dhëmbë” janë shumë më primitivë se ato rusë, më të rëndë, si dhe më të vështirë për t’u manovruar apo për të luftuar.

Ai nënvlerësoi gjithashtu dhe mjetet e blinduara amerikan Abrams, duke treguar imazhe të tyre të shkatërruara apo bllokuara gjatë stërvitjeve të ndryshme ushtarake.

Dy ditë më parë, Gjermania i hapi rrugën dërgimit të tankeve “Leopard” në Ukrainë, madje vendosi të mos pengojë as vendet e tjera që kanë në disponim mjetet gjermane të bëjnë të njëjtën gjë. Nisur nga ky vendim, edhe Shtetet e Bashkuara u bashkuan duke dërguar 31 tanke Abrams në ndihmë të ushtrisë ukrainase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos