“Propozimi franko-gjerman për Kosovën, po pranohet”

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 16:40 | Kosova
“Propozimi franko-gjerman për Kosovën, po pranohet”

“Propozimi franko-gjerman është i suksesshëm dhe po pranohet”. Kështu u shpreh Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjatë një vizite zyrtare në Shkup, duke shtuar se i gjithë Bashkimi Europian ka interes në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo mund të nxisë palët e interesuara drejt një zgjidhjeje”, u shpreh ai, ndërsa bëri apel që të vazhdohet bashkëpunimi në dialogun e lehtësuar nga BE.

Në konferencën me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Steinmeier foli edhe për rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bllokun Europian.

“Ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë hapjen e qetë të negociatave me BE-në”, u shpreh Presidenti gjerman, duke risjellë në vëmendje dhe zbatimin e reformave të nevojshme që afrojnë Maqedoninë e Veriut me Unionin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos