A2 ka mësuar se grupi demokrat në Parlament ka shkarkuar nga detyra e kryetares së grupit Rudina Hajdarin. Burime nga grupi demokrat bëjnë të ditur se në vend të saj është emëruar Myslym Murrizi.
Kjo është hera e dytë që grupi demokrat kërkon të largojë Rudina Hajdarin nga kjo detyrë. Më parë deputetët e opozitës depozituan një letër të ngjashme pranë kreut të kuvendit, Ruçi edhe në tetor 2019. Në atë kohë, në krye të grupit u propozua të vendosej Korab Lita. (A2 Televizion)
