Të rinjtë që i janë rikthyer protestës sot në Durrës, kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë mesazhin asaj që ato cilësojnë si “drejtësi e vdekur”, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Nëpërmjet një arkivoli, mbi të cilin qëndronte flamuri ynë kombëtar dhe pankarta me mesazhe për vrasjen e Klodian Rashës, protestuesit kanë marshuar paqësisht nga sheshi "Liria" drejt Godinës vendore të Policisë.
Policia ka bllokuar korteun dhe organizatorët u shoqëruan, duke e ndërprerë në mes "ceremoninë". (A2 Televizion)