Kiço Londo largohet nga Eksperimentali, përcillet me duartrokitje

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 14:55 | Aktualitet
Kiço Londo largohet nga Eksperimentali, përcillet me duartrokitje

Është përcjellë me duartrokitje fjala e fundit e Kiço Londos, si drejtor i Teatrit Eksperimental. I prekur dhe emocional për largimin nga salla e re ku pak shfaqje mundi të ngjiste, edhe për shkak të pandemisë, Londo u largua duke falënderuar të gjithë ata me të cilët ndërtoi një skenë të madhe të Teatrit Eksperimental.

Ministrja Margariti i ka lënë stafetën Altin Bashës, si drejtuesin e ri të këtij institucioni. Si Kiço Londo, po ashtu edhe Altin Basha njihen si regjisorë që asnjë post, nuk do t’ia fashisë pasionin për të ngjitur shfaqje në skenë.

Londo largohet nga ky institucion me një pasuri të madhe. Ndërtoi këto vite si drejtues 10 ambiente për teatrin, për aktorët e rinj dhe për ato të karrierës. Ikën me premtimin se nuk mund të jetojë pa ndërtuar edhe të tjera skena teatrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos