Protesta e 6 dhjetorit, Berisha apel demokratëve: Rama mund të bllokojë rrugët, hapni dyert e shtëpive

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 19:53 | Politikë
Protesta e 6 dhjetorit, Berisha apel demokratëve: Rama mund të

Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se mund të krijojë pengesa për protestuesit gjatë protestës së 6 dhjetorit të thirrur nga opozita në Tiranë. Në një takim me banorët e njësisë 5 në kryeqytet, Berisha ftoi demokratët që të hapin dyert e shtëpive për protestuesit nga rrethet, nëse Rama bllokon rrugët. 

"Meqenëse se ky është i tmerruar nga kjo protestë dhe ka arsye të tmerrohet se do ta nxjerrë ashtu siç është para liderëve europianë, ku mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra e mijëra demokratë nga rrethet mund të kenë vështirësi të vijnë ditën e protestës. Prandaj të ftojmë ta shndërrojmë datën 5 dhjetor, të hapim dyert tona, për të gjithë miqtë, të afërmit, familjarët që i kemi nga rrethet e tjera t'i ftojmë në Tiranë për të protestuar në datën 6 të gjithë së bashku".

Kryetari i Partisë Demokratike e akuzoi qeverinë se ka vjedhur fondet e ndërtimit të rrugëve e shkollave, për të financuar shpenzime luksi.

“Ku shkuan fondet e rrugëve që ndërtohen me 8-fishin që ndërtohen rrugët në Europë, e shkollat me 6-fishin që ndërtohen shkollat në Europë. Shkojnë për shpenzime luksi të qeveritarëve dhe orgjira. U votua në mënyrë kriminale me urgjencë, grabitja e Portit të Durrësit. Me mikun flitet haptas. Ai burrë që është ulur aty, është kryehajduti i kombit shqiptar. Ky është mision për t’ua thënë të gjithë të pranishmëve. Ai zgjedhje nuk bën, e ka shndërruar votimin fiktiv. Edhe në diktaturë votonim, por problemi është se vota jonë ishte e vdekur pa u hedhur në kuti. Sot vota është përsëri fiktive. Atëherë të dhënat u’a jepte Sigurimi i Shtetit, tani ua jep e-Albania. Ai ka filluar që tani për ta shndërruar shtetin në makineri elektorale. Ai kontrollon ç’do institucion. Asnjë popull nuk ka më të drejtë se ne që në datën 6-të të dalim e t’i tregojmë Europës së çfarë përfaqëson ky njeri. Sot Shqipëria është në rrezik ekzistencial. Sulmohet kultura, trashëgimia kulturore dhe gjuha. A keni dëgjuar ju ndonjë gjuhëtar që të fliste në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtëshkrimit? Asnjë. Folën pasardhësit e atyre që e masakruan gjuhën. Largimi masiv i shqiptarëve është grabitja e të ardhmes së tyre. Borxhi publik është grabitja më e madhe. Çdo shqiptar i lindur ka mbi supe 21 mijë euro borxh. Dhe ky borxh është për të vjedhur. Për udhëtime luksi e për shpenzime të qeveritarëve, gjithçka në kurriz të qytetarëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos