Mbështetja nga krahu i Berishës në PD, Salianji: Unë nuk kam bërë ftesa se nuk isha në dasmë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 14:40 | Politikë
Mbështetja nga krahu i Berishës në PD, Salianji: Unë nuk kam

Ervin Salianji tha se mbështetja që ka marrë nga përfaqësues të Partisë Demokratike të rreshtuar krah zotit Berisha në konfliktin e brendshëm në PD është diçka normale për të.

“Nuk kam bërë ftesa se unë nuk kam qenë në dasmë. As nuk përjashtoj njeri dhe as nuk ftoj njeri. Gjithsecili e ndjen vetë si përgjegjësi politike sesi pozicionohet. Kanë qenë në seancën gjyqësore të shkallës së parë. Kanë pasur qëndrime publike. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim apo marrëveshje të tjera të bëra nga ish-drejtuesi i Partisë Demokratike. Por për rastin në fjalë, apo nëse ka ndryshim qëndrimi, duhen pyetur ata. Unë këtu jam dhe do të flas siç kam folur gjithmonë”, tha Salianji për mediat, pas përfundimit të seancës së parë të çështjes “Babale”.

Përveç se disa deputetë dhe funksionarë të tjerë të PD, në mbrojtje të Salianjit doli këtë mëngjes edhe kryetari Sali Berisha, i cili tha se deputetit të PD-së duan t’i heqin mandatin duke i dhënë një dënim të formës së prerë.

https://a2news.com/2022/07/04/procesi-ndaj-salianjit-per-babalen-berisha-rama-dhe-xhafaj-duan-ti-heqin-mandatin/

“Salianji, si deputet, denoncoi Geron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane sepse ishte i dënuar me 7 vite burg si drejtues i trafikut të drogave të forta, i cili vazhdonte i qetë punën e tij të zezë nga Porti i Vlorës, me mbrojtje totale të pushtetit të Ramës dhe Fatmir Xhafës. Gazetarë kurajozë faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve dhe siguronte tonelata drogë për tregun italian. Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të të shumëkërkuarit Xhafa dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ, sipas të cilit, Xhafa vazhdonte drejtimin e trafiqeve”, tha Berisha.

“Në një skenar që do ta kishin lakmi edhe superfilmat për mafien, Xhafa ndalohet dhe sillet në Tiranë, bën padi kundër gazetarit dhe Ervin Salianjit, sepse i njollosën pastërtinë e tij dhe të nesërmen, në 6 të mëngjesit, prokurorët politikë, për të mos bërë asnjë hetim ndaj aktivitetit të tij kriminal, e nisën për në Itali, që të vuajë dënimin atje. Një ditë më vonë, fillon montimi i shpifur, i turpshëm, manipulimi me mënyrat më të vjetra të policisë sekrete për të deformuar realitetin. Në këtë akt kriminal, janë të implikuar direkt Ardi Veliu, famëziu Nushi që sot është në arrest, punonjës të SHIK-ut, që njëlloj si agjentët e sigurimit të Enver Hoxhës, sapo morën vesh që bëhej vesh për Xhafën, shkelmuan ligjin dhe thanë se zëri ishte i Agron Hysenit”, shtoi Berisha.

https://a2news.com/2022/07/04/babalja-seanca-ndaj-salianjit-nuk-zhvillohet/

Në vendimin e dhënë në dhjetor të vitit 2019 Salianji, atë kohë jashtë Kuvendit, u dënua me 1 vit burg. Ai nuk shkoi në qeli pasi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë dhe vendimi nuk ishte i formës së prerë. Në Apel, deputeti kërkon prishje të dënimit dhe deklarim të pafajshëm. Seanca e radhës u shty për në 18 korrik, pasi ditën e hënë munguan avokatët mbrojtës, por edhe një gjyqtare.

Pafajësi pretendojnë në Apel edhe të bashkëpandehurit e tij, Fredi Alizoti, i dënuar me 2 vjet burg si aktruesi i zërit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit, gazetari Jetmir Olldashi, i dënuar me 100 orë punë në interes publik dhe Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, i dënuar me 3 vjet e 5 muaj burg në mungesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos