
Ashtu siç kishin paralajmëruar, naftëtarët e Ballshit u mblodhën sot para Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës duke kërkuar pagat e prapambetura dhe rifillim të punës.
Situata u agravua pas tentativës së naftëtarëve për t’u futur në godinë dhe për të takuar ministren e linjës, Belinda Balluku.
Gjithçka përfundoi në përplasje me forcat e policisë dhe pati disa të shoqëruar në komisariat. Edhe pse naftëtarët vijojnë të këmbëngulin për t’u takuar me ministren, nga kjo e fundit nuk ka pasur asnjë reagim.
Ata nuk pranojnë takime me përfaqësues të tjerë të ministrisë, duke kërkuar një zgjidhje përfundimtare dhe jo sorollatje. (A2 Televizion)