
Mediat ndërkombëtare i kushtuan vëmendje të veçantë protestës së opozitës, që kulmoi me dorëzimin e mandateve të deputetëve.
DW raporton kërkesën e minorancës për dorëheqjen e qeverisë dhe thekson se “kriza ka futur kombin e vogël Ballkanas në pasiguri politike”.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton protestën duke e vene theksin tek dënimi i Bashkimit Europian për dorëzimin e mandateve të deputetëve.
Më i detajuar është raportimi i gazetës “Il Fato Kuotidjano” që thekson se protesta e opozitës vjen si shkak i akuzave ndaj qeverisë për manipulim të zgjedhjeve, korrupsion dhe dobësim të ekonomisë. Gjithashtu manifestimi është pasqyruar edhe nga media të tjera. (A2 Televizion)