Protesta e Partisë së Lirisë, tubimi mbahet sot pasdite pranë inceneratorit të Tiranës

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 11:37 | Politikë
Protesta e Partisë së Lirisë, tubimi mbahet sot pasdite

Partia e Lirisë ka thirrur sot protestën kundër korrupsionit. Protesta do të mbahet tek inceneratori i Tiranës në Sharrë.

Thirrjes i është bashkuar dhe Partia Demokratike e Sali Berishës. Në protestë do të ketë fjalime me folës nga të dyja partitë.

Kjo është protesta e parë e Ilir Metës kundër qeverisë, ndërsa janë paralajmëruar protesta të tjera kombëtare, në atë që Sali Berisha e ka quajtur "fronti opozitar".

https://a2news.com/2022/09/06/meta-njofton-proteste-me-13-shtator-tek-inceneratori-i-tiranes/

Që pas rikthimit në politikë, Meta deklaroi se do të kishte në fokus luftën antikorrupsion. Aksioni nisi fillimisht me disa denoncime mbi inceneratorët, që u çuan në SPAK.

Ndryshe nga protestat e tjera që janë mbajtur në bulevard ose përpara selive qendrore, këtë herë Partia e Lirisë ka zgjedhur të jetë larg qendrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos