
Muret e Akropolit u mbushën më slogane kundër emrit të Maqedonisë.
Nën sfondin e tempullin antik të Partenonit, mbështetësit e partisë komuniste greke varën të enjten banera të mëdhenj më shkrime të tilla si “jo marrëveshjes Tsipras-Zaev”, “jo planeve irredentiste të NATO-s, SHBA dhe BE-së”.
Banerat e vendosur në prag të votimit në Parlament të marrëveshjes që parashikon ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia Veriore, u hoqën më vonë.
Mbështetësit e Partisë Komuniste bashkë me organizata të tjera kanë planifikuar zhvillimin e protestave para votimit në Parlament. Qeveria pritet ta miratojë ujdinë me shumicë të lehtë. (A2 Televizion)