Protesta kundër presidentit, qytetarët: Shkarkoni Trump, askush nuk është mbi ligjin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 11:05 | Bota
Protesta kundër presidentit, qytetarët: Shkarkoni Trump, askush  nuk

Disa orë para se Dhoma e Përfaqësuesve të votojë për ngritjen e akuzave zyrtare ndaj presidentit amerikan Donald Trump, qindra mijëra manifestues u mblodhën në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, me thirrjet “Askush nuk është mbi ligjin”, apo “gjykoni dhe shkarkoni trump”.

Ata nuk ishin të vetmit. Protesta të tjera u mbajtën nga Oregoni në Florida, me qytetarët që kërkuan fundin e Presidencës së Trump.

Në Minesota, vargjet e këngëve të Krishtlindjeve u zëvendësuan me urimin për largimin e presidentit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos