Johnson kërkesë ministrave: Punojmë 24 orë në ditë, nuk keni parë gjë akoma

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 17:18 | Bota
Johnson kërkesë ministrave: Punojmë 24 orë në

 Qeveria e re britanike ka nisur zyrtarisht punën. Kryeministri Boris Johnson mbajti mbledhjen e parë të ekzekutivit, ndërsa paralajmëroi ministrat e tij se çfarë i pret matanë 100 ditëshin e parë.

Shefi i qeverisë së Londrës kërkoi që të punohet pa pushim për të përmbushur premtimet dhe kërkesat e qytetarëve.

 “Duhet të shlyejmë besimin e qytetarëve dhe të punojmë 24 orë në ditë, të punojmë pa pushim për të përmbushur premtimet. Sigurisht në 100 ditët e para apo 140 sa ishin, patëm shumë punë. Por miq, nuk keni parë gjë akoma. Ne do të punojmë edhe më fort sepse qytetarët kanë pritshmëritë më të larta dhe ne duhet t’i përmbushim.”

https://a2news.com/2019/12/13/britani-triumfi-i-johnson-kemi-mandat-te-fuqishem-per-brexit/

Pavarësisht se edhe problemet e tjera mbeten tepër të rëndësishme, çështja Brexit mbizotëron në prioritetet e qeverisë së re britanike. “Downing Street” do t’i shtojë një klauzolë të re ujdisë së divorcit nga Bashkimi Europian për të përjashtuar çdo shtyrje të periudhës së transicionit përtej vitit të ardhshëm.

Londra kërkon të sigurohet që shkëputja nga Brukseli të ndodhë realisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Periudha e transicionit post-Brexit, duhet të përmbyllet në dhjetor të 2020, por që me kushtet aktuale mund të shtyhet deri në dy vite të tjera nga një dakordësi e përbashkët.

https://a2news.com/2019/12/07/tortura-brexit-historia-e-trazuar-e-londres-me-bashkimin-europian/

Kritikët shprehin skepticizëm për normën e re, pasi rrit shanset e largimit nga BE pa një ujdi tregtare. Votimi për marrëveshjen për Brexit në parlamentin britanik do të mbahet gjatë kësaj jave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos