Protesta në Durrës, digjet Pema e Krishtlindjes

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 20:00 | Aktualitet

Ashtu si në Tiranë, protestuesit në qytetin e Durrësit janë mbledhur në qendër të qytetit dhe i kanë vënë flakën dekorimeve të bashkisë për festat e fundvitit.

Dhjetëra të rinj u mblodhën këtë mbrëmje në qytetin bregdetar për të protestuar kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Protestuesit kaluan më herët dhe në godinën e policisë, ku lëshuan disa fishekzjarrë ndaj saj. Deri në këto momente disa persona janë shoqëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos