Protesta në Malin e Zi kundër përdorimit të simboleve serbe

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 15:14 | Ballkani
Protesta në Malin e Zi kundër përdorimit të simboleve serbe

Me flamujt kombëtarë në duar, e duke kënduar këngë patriotike, mijëra vetë dolën në rrugët e kryeqytetit malazez të Podgoricës për të protestuar kundër përdorimit të simboleve serbe nga partitë opozitare që fituan zgjedhjet javën e kaluar.

“Këtu nuk është Serbi dhe ne nuk heqim dorë nga Mali i Zi”, ishin disa prej thirrjeve të manifestuesve.

“Mendoj se njerëzit janë mbledhur këtu për të mbështetur paqen, harmoninë dhe tolerancën më shumë sesa interesat kombëtarë. Ne jetojmë të gjithë në harmoni si vëllezër. Nuk na duhen ndasitë dhe prandaj mbështes Gjukanovic”, tha një protestues.

“Jam kundër faktit që flamuj të tjerë të valëviten në vendin tonë; qoftë ai shqiptar, boshnjak, serb, turk apo gjermanë”, u shpreh Nezvet Musovic. Partia demokratike e socialistëve pro perëndimit, e udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanovic, humbi zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar. Për herë të parë që prej 1990-s, kur u prezantua sistemi shumëpartiak ajo nuk do të jetë në gjendje të krijojë qeverinë. Partitë opozitare, përfshirë fronti demokratik pro serb, organizuan manifestime për të festuar fitoren, duke valëvitur flamujt serbë e duke ngritur tre gishta, një gjest që njihet si përshëndetja serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos