Seanca e fundit e vitit, Rama shmang debatin dhe ikën, Basha replikon me Spiropalin

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 16:14 | Politikë
Seanca e fundit e vitit, Rama shmang debatin dhe ikën, Basha replikon me

Në seancën e fundit të vitit, Edi Rama shmangu debatet politike dhe pas një fjalimi të fokusuar te ndihma për fëmijët dhe familjet në nevojë, u largua nga salla, duke lënë Lulzim Bashen të replikonte me Elisa Spiropalin.

I vetëdijshëm se po përballej me një ministre Shteti pa portofol, Basha e paralajmëroi atë për luftën e Amerikës kundër korrupsionit në Ballkan. 

Kapakun debatit mes Spiropalit dhe Bashës ia vendosi Edmond Spaho, i cili reagoi pas përmendjes së “Foltores” nga ministrja, duke i paralajmëruar të dyja palët për pasoja nga iniciativa e Berishës. 

“Nëse doni të sulmoni njëri-tjetrin gjeni forma të tjera. E kuptoj frikën nga “Foltorja” se po ju vjen fundit. Prisni se do ta shikoni”, tha Spaho.Toleranca e Lindita Nikollës ndaj Bashës shqetësoi edhe Taulant Ballën.

“Duhet të informoj se respektimi rregullores në këtë sallë ka shkuar në pikën më të ulët. Dhe dua t’iu kujtoj kryetare se kreu i opozitës e merr fjalën pas kryeministrit dhe jo ministrave dhe nëse do të vazhdojë me këtë ritëm seanca nuk përfundon kurrë”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos