
Ngjarja e rëndë e ndodhur në komisariatin e Kavajës, ku i riu Ilvi Meta i dha fund jetës, ka bërë që Sali Berisha t’i kërkojë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, duke e quajtur një vrasje shtetërore
Reagimin për këtë ngjarje opozita pritet ta shoqërojë edhe me një protestë para komisariateve të vendit mbrëmjen e të shtunës.
“Nesër në orën 8, përballë çdo komisariati të ndizet një qiri në shenjë proteste paqësore, me thirrjen stop vdekjet në komisariate”, tha Berisha.
Përballë gazetarëve, Berisha akuzoi Lulzim Bashën se urdhëroi mbylljen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, në momentin kur u kërkua të hetohej vrasja në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve.
Pas kësaj deklarate, reagoi Gazment Bardhi, që e cilësoi gënjeshtër akuzën e Berishës.
“Me qëndrimin e sotëm për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha vetëm sa amnistoi krimin e bandave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës për t’u vjedhur fitoren demokratëve” deklaroi Gazmend Bardhi.
Dokumentet për kandidimin e tij si kryetar të Partisë Demokratike i ka gati, por nëse përballë tij nuk do të jetë askush në garë, Berisha tregon se si do të veprojë.
Alibeajn vijon ta cilësoj si pengun e Ramës për çështjen e presidentit, por u ndal të qartësonte së kuvendi i 30 Prillit ka shkarkuar vetëm kreun e grupit parlamentar të PD dhe j okryesinë e grupit. (A2 Televizion)