Protesta të dhunshme në Suedi, ekstremistët manifestim anti-islamik

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 07:55 | Bota

Suedia u trondit, këtë javë, nga disa ditë trazira për shkak të demonstratave dhe reagimeve të shkaktuara pas veprimeve anti-islame të promovuara nga një grup i ekstremit të djathtë.

Ekstremistët dogjën një kopje të Kuranit, duke kërcënuar se do ta bëjnë sërish. Akte dhune u raportuan në periferi të Stokholmit, Malmo, Linköping dhe Norrköping.

Në lagjen Rosengrad, në Malmo, policia shpërndau një turmë demonstruesish që i vunë flakën një autobusi dhe një makine policie.

Ekstremistët e djathtë të lëvizjes ishin takuar në Malmo, të udhëhequr nga ekstremisti Rasmus Paludan. Disa demonstrues hodhën gurë ndaj policisë.

Raportohet se të paktën 16 policë u plagosën dhe disa automjete u shkatërruan në trazirat pas demonstratave nga grupi i ekstremit të djathtë.

Shefi i Policisë Kombëtare Suedeze, Anders Thornberg, nënvizoi brutalitetin e veprimeve të ekstremit të djathtë, veprimet e së cilës kanë pasur jehonë edhe jashtë kufijve të vendit.

Ministria e Jashtme e Irakut ka thirrur të ngarkuarin suedez me punë në Bagdad dhe paralajmëroi se incidenti mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet midis Suedisë dhe komuniteteve myslimane në përgjithësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos