
Komisioni i Disiplinës në UEFA ka nisur një hetim ndaj federatave të Kosovës dhe asaj të Malit të Zi pas trazirave në ndeshjen e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve, ku dardanët triumfuan 2-0.
Mësohet se hetimet kanë nisur për hedhje të sendeve në fushën e lojës, si dhe për trazirat e shkaktuara nga tifozët në këtë ndeshje.
Disiplina do ta shqyrtojë këtë ndeshje më 21 nëntor ku pritet të merret edhe vendimi, i cili së paku do të ketë një dënim me gjobë për dy federatat.
Federatat e Malit të Zi ka dërguar një raport në UEFA se rreth 100 tifozë të saj janë provokuar para se të nisnin incidentet. (A2 Televizion)