Conte nxjerr lojtarët në stërvitje pavarësisht kushteve ekstreme të motit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 10:12 | Futboll
Conte nxjerr lojtarët në stërvitje pavarësisht kushteve

Grinta dhe gjaknxehtësia janë tipare që gjenden me bollëk te trajneri italian Antonio Conte.

Humbja ndaj Juventusit përpara pushimit të kombëtareve ka lënë pa dyshim shije të hidhur për komandatin e zikaltërve, i cili nuk mendon kurrsesi të heqë dorë nga objektivi i titullit.

Conte nuk do të dijë as për kushte ekstreme të motit kur vjen puna për egon dhe kërkesat e tij. Italiani nuk e ndali për asnjë moment stërvitjen në Appiano Gentile, me Interin që u stërvit nën rrebeshet e shiut sikur të ishte dita e fundit përpara një finaleje. (A2 Televizion)

https://twitter.com/Inter_en/status/1184149905385906176

A2 CNN Livestream

Latest Videos