Protestat në Mal të Zi, Tusk: Pjesë e funksionimit normal të shoqërisë demokratike

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 15:47 | Ballkani
Protestat në Mal të Zi, Tusk: Pjesë e funksionimit normal të

Zgjerimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor është prioritet për Bashkimin Europian. Kështu është shprehur presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndërsa priti në Bruksel presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Ai nxit vendet e këtij rajoni që të kryejnë reformat e kërkuara nga BE.

“Muajin e kaluar liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor rikonfirmuar perspektivën europiane si zgjedhjen e tyre strategjike. Sot më shumë se kurrë, ne nuk kemi nevojë vetëm për deklarata politike por edhe për veprime konkrete”, tha Tusk.

Tusk diskutoi me Gjukanoviç edhe për situatën aktuale në Mal të Zi, vend i cili si Shqipëria, është prekur nga protesta të shumta ndaj qeverisë dhe presidentit të vendit.

“Kjo nuk është problem, por pjesë e funksionimit normal të një shoqërie demokratike. Është me shumë rëndësi që Mali i Zi të qartësojë të gjitha problemet”, tha Tusk.

Ndërkohë, nga ana e tij, Gjukanoviç theksoi se Mali i Zi dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit Euroatlantik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos