
Një incident i rëndë është regjistruar në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi.
Partia Demokrate e socialistëve, e cila drejtohet nga presidenti i vendit Milo Gjukanoviç, po tenton të blejë vota.
Akuza vjen nga shqiptari Liridon Vulaj që ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”, me të cilën dëshmon blerjen e votave nga anëtarë të partisë në pushtet.
“Partia Demokrate e Socialistëve ofron 50 euro në këmbim të votës”, shkruan Vulaj. Ky denoncim është raportuar edhe nga mediat vendase. (A2 Televizion)