Dëmet në bujqësi, bashkitë nuk "njohin" ligjin e ekzekutivit, presin një VKM

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 20:30 | Aktualitet
Dëmet në bujqësi, bashkitë nuk "njohin" ligjin e

U deshën pak minuta që kushtet atmosferike të rrezikonin serat dhe prodhimet bujqësore. Në fshatrat e Beratit, Samaticë, Dronovicë, Rërëz dhe Goriçan, fermerët janë ndier të rrezikuar nga breshëri, kur janë paraqitur dhe dëme.

Mariglen Ziu tregon sesi u përjetuan ato pak minuta, nga të cilat jo pak herë kanë shkaktuar dëme serioze.

“Zgjati 10-15 minuta, u rrezikuan serat. Po të zgjaste më tepër sot do ishte shkatërruar çdo gjë. Nëse një fermeri me 2-3 dynym do t’i çahej plastmasi nuk aplikonte dot për ndërrim se duhet të kenë të paktën një hektar. Bujqësia shtëpi pa çati është e kështu do të vazhdojë”, thotë fermeri Mariglen Ziu,

Sipas ligjit të emergjencave civile, verifikimi dhe kompensimi i dëmeve u është lënë bashkive, deri në 8% të buxhetit të tyre. Mirëpo ky ligj nuk është zbatuar në disa raste.

Sipas Eduart Sharkës, kreut të Sindikatës së Fermerëve, “ka pasur dëme të jashtëzakonshme dhe bashkia e Fierit ia delegon çështjen Emergjencave Civile dhe shpalljes së fatkeqësisë natyrore kur në fakt deri në 8% duhet t’i mbulojë pushteti vendor”.

Sipas po të njëjtit ligj, buxheti i shtetit ndërhynë nga 2 deri në 4% në rast se kalohet shuma prej 8% e pushtetit vendor si dhe ofrohet një fond solidariteti nga banka e një niveli të dytë, nëse as ky fond nuk mjafton.

 “Ligji e thotë qartë por bashkia nuk bën punën fillestare për verifikimet dhe thotë se duhet të dal VKM e gjendjes së jashtëzakonshme për të nisur punën. Ku është parë që një VKM të ketë fuqi më shumë se ligji?”, shton Sharka.

 Kosova ofroi për vitin 2020-2021 rreth 3 milionë euro për dëmet e shkaktuara në bujqësi, ndërsa në vendin tonë pushteti vendor ende nuk ka nisur të zbatojë udhëzimet që ekzekutivi ka miratuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos