




Një orë pas protestës dhe paralajmërimit të pedagogëve, qeveria firmos vendimin për rritjen e pagave të punonjësve akademik. 15% do të jetë rritja e pagës për pedagogët por vetëm 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga të ardhurat e universiteteve. Në kohën kur qeveria diskutonte për pedagogët, këta të fundit ishin në protestë.
Kësaj here nga universiteti Politeknik, menjë pjesëmarrje më të madhe dhe të vendosur për të bojkotuar vitin e ri akademik. Pedagogët e universiteteve publike kërkojnë rritjen 50% të pagës brenda dy viteve.
Rritja e fundit e pagave për stafet akademike është bërë në vitin 2005, edhe atëherë pas protestash e bojkotesh. Ismail Hoxha një nga organizatorët e atëhershëm të protestës dhe pjesë e protestës së sotme thotë se pagat e punonjësve akademik duhet të jenë të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë.
Pak para mbylljes së protestës pedagogët kanë refuzuar rritjen 7% të pagës nga buxheti I shtetit, dukë këmbëngulur për dyfishim të pagës brenda 2 viteve.
Ndërkaq pas vendimit të qeverisë tashmë dhe universitetet duhet të llogarisin mundësitë financiare për rritjen 8% të pagës së pedagogëve pa cenuar investimet, mësimdhënien dhe tarifat ekzistuese të shkollimit.
Kërkesat e pedagogëve
All - Paragraf - 7-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për "Dëshmi shëndeti në punë"
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfinancimit të orës mësimore të leksionit
All - Paragraf - 13-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (A2 Televizion)