
Hakerat iranianë dyshohet se kanë arritur të kenë kontrollin më të lartë të sistemeve digjitale atë administrator, por nuk kanë mundur dot të enkriptojnë apo të fshijnë të dhënat brenda këtyre sistemeve.
Ervis Pashollari, ekspert në fushën e sigurisë informatike thotë se askush nuk e di se sa është sasia e të dhënave të marra, por ai beson se edhe publikimet e “Homeland Justice” duhet të merren me rezerva pasi nuk janë autentike siç janë marrë nga sistemet.
Për të parandaluar ndërhyrje të tilla, Pashollari thotë se ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë Red Team ose të ashtuquajtur hakera etikë, të cilët bëjnë të njëjtën gjë si armiqtë, por me një ndryshim të rëndësishëm: ata të tregojnë se ku duhet ndërhyrë për të rritur sigurinë.
Dyshohet se sulmi është bërë nëpërmjet internetit në një kompjuter pune, ndërsa ka vijuar deri në kompjuterin administrator It.
Ende nuk dihet se cila është sasia e marrë e të dhënave, por në momentin që grupi kriminal ka dashur të fshijë materialet nëpërmjet një ransomware, autoritetet shqiptare kanë shkëputur lidhjen me internetin. Diçka e tillë ka stopuar atë që mund të ishte dhe më e rëndë, ndërsa Homeland Justice vijon të publikojë materialet që kanë arritur të zotërojnë. (A2 Televizion)