Video e frikshme, Maserati i vjedhur nga tre adoleshentë në Florida fluturon pas aksidentit me 200 kmh

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 10:58 | Aktualitet

Një video e frikshme është shpërndarë nga autoritetet e Zyrës së Sherifit të Kontesë Pinellas në Florida, ku duken momentet e fundit të ndjekjes së një makine luksoze të vjedhur nga 3 adoleshentë, e cila fluturon në ajër, teksa po udhëtonte me 200 kmh.

Si pasojë e aksidentit, një prej tre djemve në makinë ndërroi jetë. Pasi grabiti makinën Maserati dhe u ndalua nga policia për një kontroll rutinë, shoferi 15-vjeçar i identifikuar si Keondrick Lang, shkeli gazin për të mos u kapur. Autoritetet e ndoqën mjetin nga toka dhe nga ajri me një helikopter, që fiksoi edhe momentin tragjik të aksidentit.

Makina u përplas me një tabelë rrugore dhe u ngrit në ajër duke u përmbysur. Viktimë mbeti një tjetër 15-vjeçar, Mario Bonilla, i cili ishte ulur në vend të parë, ndërsa Lang dhe miku tjetër i tyre, 16-vjeçari Malachi Daniels, u dërguan në spital. Policia më pas gjeti edhe një armë gjysmautomatike në makinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos