Protestuesit e “Black live matter” përplasen me policinë në Paris

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 19:12 | Bota

Është kthyer e dhunshme protesta kundër racizmit që u mbajt në rrugët e kryeqytetit francez mëngjesin e së shtunës.

Policia përdori gazin lotsjellës për të parandaluar protestuesit të marshonin në drejtim të qendrës së Parisit, në një kohë që vala e urrejtjes vijon të rritet pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Republikës duke kënduar slogane se “Pa drejtësi nuk ka paqe”, disa prej tyre guxuan dhe u ngjitën dhe mbi statujën e Mariannes, e cila personifikon dhe Republikën Franceze. Policia refuzoi kërkesën e organizatorëve për të vijuar me marshimin drejt “Opera House”.

Protesta nisi e qetë por pas 3 orësh u shënuan dhe shkëndijat e para dhe organizatorët iu kërkuan pjesëmarrësve me fëmijë që të largohen. Më pas përplasje me gurë dhe gaz lotsjellës u shënuan mes policisë dhe protestuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos