Provimi në kushtet online që shkaktoi polemika

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 22:30 | Bota
Provimi në kushtet online që shkaktoi polemika

Pandemia ka mbyllur shkollat në shumë vende të botës dhe miliona ndjekës janë duke e ndjekur procesin mësimor online për të shmangur në këtë mënyrë kontaktet dhe rrjedhimit përhapjen e virusit.

Por si çdo fund viti vjen dhe koha e provimeve, kur nxënësi duhet të shfaqë përpara mësuesit dituritë e arritura.

Një provim online në Itali ka bërë xhiron e vendit dhe solli reagimin e autoriteteve pasi nxënësja u shfaq në video me sy të mbyllura me fasho pas urdhrit të mësuesit.

Vajza 15 vjeçare nga Veneto ishte përgatitur si duhet në provimin e gjermanishtes dhe mësuesja dyshoi se ajo po lexonte nga libri. Për këtë arsye i kërkoi të lidhte sytë.

Ngjarja solli reagime deri në instancat më të larta që kërkuan një hetim për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos