Pas një viti mësimi në distancë ose online, një shkollë në rajonin spanjoll të Murcia po e zhvillon mësimin në plazh, duke u përpjekur të kombinojë ajrin e pastër dhe një mënyrë të re të mësimdhënies.
Jashtë shkollës Felix Rodriguez de la Fuente, fëmijët me maska ulen në brigjet me rërë të Playa de los Nietos nga ku marrin mësimet e ditës.
"Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë. Nuk i harrojnë ato që mësojnë", tha mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez.
Disa nxënës rrinë zbathur ndërsa shkruanin, ndërsa të tjerët përkuleshin mbi librat e tyre për të ndaluar erën që të frynte letrat në det.
Mësimi në këtë formë është pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si "Ajri i freskët" i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë COVID-19, përmes të mësuarit në ambjente të hapura. (A2 Televizion)